Liverpooli i prin garës për mbrojtësin e Napolit

  • 03 May 2020 - 11:18
Liverpooli i prin garës për mbrojtësin e Napolit

Liverpooli kërkon që të formojë një mur të vërtetë në qendrën e mbrojtjes. Virgil van Dijk është lideri i prapavijës, por Dejan Lovren, Gomez dhe Matip nuk kanë qenë në nivelin e tij.

Trajneri Jurgen Klopp kërkon të rrisë forcën e skuadrës së tij dhe ka hedhur sytë në Serie A.

Tekniku gjerman do që të rrëmbejë yllin e Napolit, Kalidou Koulibaly. Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, nuk është prej atyre që negociohet lehtë, aq më pak kur e di që senegalezi ka pas vetes dhe Manchester United e Real Madridin.

Gazzetta dello Sport shkruan se numri një i klubit nuk ka ndërmend që ta shesë për një shifër nën 100 milionë euro.

Kërkesë e ekzagjeruar, por De Laurentiis e ka në dorë. 29-vjeçari nga krahu tjetër do të largohet dhe dëshira e tij luan shumë rol. Shtatlarti nuk ka një klauzolë largimi në kontratë dhe bisedimet drejtohen nga De Laurentiis.

(Kosova Sot Online)