Rooney: Morrison ishte 100 herë më i mirë se Pogba dhe Lingard

  • 03 May 2020 - 13:02
Rooney: Morrison ishte 100 herë më i mirë se Pogba dhe Lingard

Wayne Rooney beson se ish-mesfushori i Manchester United, Ravel Morrison, ishte 100 herë më i mirë se Paul Pogba dhe Jesse Ligard, por dështoi t’i përmbushë pritjet për arsye të caktuara.

Unitedi e bleu Marrisonin në vitin 2009 dhe ai debutoi për ekipin e parë një vjet më vonë në moshën 17-vjeçare.

Për shkak se nuk ishte në gjendje të siguronte vend rregullisht në ekipin e parë, Marrison iu bashkua West Hamit më 2012 para se të kalonte le Lazio në Serie A tre vjet më vonë.

Ish-përfaqësuesi i ekipit kombëtar të të rinjve të Anglisë nuk ia doli ta zërë vend në njërin prej klubeve ku luajti, duke e huazuar vazhdimisht dhe në vitin 2019 përfundoi në ligën suedeze te Ostresunds.


Momentalisht, ai ka kontratë me Sheffield United në Premierligë por është i huazuar në Middlesbrough.

27-vjeçari ka dështuar t’i përmbushë pritjet dhe Rooney sugjeron se ai kishte aftësi të cilat do ta bënin superyll.

“E mbaj në mend kur e shikoja Ravel Morrisonin dhe mendoja ky djalosh ka gjithçka që i nevojitet një lojtari në pozitën e tij”, shkroi Rooney në Sunday Times.

“Ai ia futi topin mes këmbëve Nemanja Vidicit tri herë brenda një minutës në një ndeshje stërvitore”, shtoi ai.

“Por ai pati vështirësi me stilin e jetës dhe mjedisin, gjë që ishte pikëlluese për të, sepse unë i kam parë edhe Paul Pogban dhe Jesse Lingard duke debutuar dhe Ravel ishte 100 herë më i mirë se të gjithë”, theksoi ai. 

(Kosova Sot Online)