Zhduket dosja e VAR-it nga takimi Inter-Juventus, vendimtar për titull në Serie A

  • 03 May 2020 - 13:48
Zhduket dosja e VAR-it nga takimi Inter-Juventus, vendimtar për titull në Serie A

Ish-prokurori i Federatës së Futbollit të Italisë (FIGC), Giuseppe Pecoraro, ka zbuluar se audio incizimi i VAR-it nga një ndeshje kontroverse mes Interit dhe Juventusit në vitin 2018 është zhdukur. Ai ka bërë thirrje për më shumë transparencë.

Ai takim ishte vendimtar në garë për titull në sezonin 2017/18 në Serie A, mes Napolit të Maurizio Sarrit dhe Juventusit të Massimiliano Allegrit.

Juventusi e mposhti Interin me rikthim 3:2 në San Siro më 28 prill 2018.

Pothuajse të gjithë u pajtuan se Miralem Pjanic ishte me fat që nuk e mori kartonin e dytë të verdhë për një faull në Rafinhan, veçanërisht duke ditur se Matias Vecino ishte përjashtua nga loja direkt me karton të kuq.

Ish-prokurori i FIGC-s Pecoraro foli për gazetën Il Mattino dhe zbuloi disa anomali kur kishte tentuar ta hetonte këtë takim.

“Gjykimi i ndeshjes Inter-Juventus nga Daniele Orsato më solli tensione me gjyqtarët”, tha Pocorano, i cili dha dorëheqje nga posti i prokurorit në dhjetor të 2019-s.

“Mora shumë ankesa për paraqitjen e tij nga shoqata të ndryshme dhe grupe tifozësh. Nuk mendoja se do të gjenim diçka të papritur, por për të qenë të sigurt, tentova të hapja një hetim”, tregoi ai.

“I kërkova AIA-s (Shoqatës së Gjyqtarëve të Italisë) dhe Lega Serie A, thjesht për të qenë i sigurt, ta dëgjonin audio incizimin mes VAR-it dhe gjyqtarit në atë ndeshje. M’u desh të këmbëngulja, ndryshe çfarë prokurori federal do të isha unë? Ata na i dhanë dosjet vetëm në fillim të sezonit, por ishte një befasi…”

“I hapem dosjet dhe i vetmi rast që nuk ishte incizuar ishte rasti i vetmi që na interesonte neve: ai mes Orsatos dhe VAR-it kur Pjanic nuk u përjashtua nga loja”, zbuloi ai.

“Arsyeja? Ata më thanë se nuk ishte dhe kaq. Na duhet më shumë transparencë”, shtoi ai.

Juventusi e kaloi Napolin dhe e fitoi titullin atë sezon. 

(Kosova Sot Online)