Ylli i Tottenhamit s’e ka ndërmend të largohet, edhe pse është i padëshiruar nga Mourinho

  • 03 May 2020 - 16:09
Ylli i Tottenhamit s’e ka ndërmend të largohet, edhe pse është i padëshiruar nga Mourinho

Tanguy Ndombele nuk ka ndërmend të largohet nga Tottenham, pwrkundwr se nuk pëlqehet nga trajneri i vet Jose Mourinho.

Mesfushori dëshiron që të qëndrojë në Londër për të treguar se vlen dhe të bindë Jose Mourinhon se meriton fanellën e titullarit.

23-vjeçari nuk ka kaluar një sezon të mirë, por pavarësisht kësaj mbetet objektic i Barcelonës.

Katalanasit besojnë te rilindja e tij, por është vetë futbollisti që nuk dëshiron të largohet nga kampionati anglez.

Ndombele duket se do të qëndrojë shkruan Evening Standard, por frika e madhe është për Harry Kane.

Sulmuesi pritet të largohet drejt një skuadre të madhe dhe një këshillë të tillë ia ka dhanë dhe Dimitar Berbatov. “Mendoj se duhet të largohet drejt një klubi më të madh”, tha ish-sulmuesi bullgar i “Spursave”.

(Kosova Sot Online)