“Rashford mund të arrijë nivelin e Mbappes dhe të fitojë Topin e Artë”

  • 03 May 2020 - 16:28
“Rashford mund të arrijë nivelin e Mbappes dhe të fitojë Topin e Artë”

“Rashford mund të arrijë nivelin e Mbappes dhe të fitojë Topin e Artë”

Marcus Rashford i ka të gjitha cilësitë për të triumfuar dhe për t’u bërë një ndër më të mirët në botë. Kështu mendon ish shoku i skuadrës, Matteo Darmian.

Ai beson se Rashford mund të arrijë nivelin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe dhe të luftojë me të për Topin e Artë.

22 vjecari po shijon sezonin më të mirë në karrierë, ka shënuar 19 gola në 31 paraqitje, ani pse kohë pas kohe ka pasur probleme me disa lëndime.

“Ende më kujtohet seanca e parë stërvitore e Marcus Rashford me skuadrën e parë, e mbaj mend sikur të ishte dje”, tha mbrojtësi për The Guardian.

“Menjëherë mendova; ‘Wow, ky është lojtar i shkëlqyer’. Ai bëri shumë gjëra interesante për moshën që kishte dhe mënyra se si është përmirësuar në çdo detaj më pak impresionuar”.

“Nëse vazhdon të punoj ashtu siç ka bërë deri sot, ai mund ta fitojë edhe Topin e Artë, jam i bindur për këtë. Është i ri dhe mund të përmirësohet edhe më shumë”.

“Për mua, ai mund të arrijë nivelin e Kylian Mbappe dhe të konkurrojë për Topin e Artë në vitet e ardhshme”.

Është vetëm 22 vjeçar, por Rashford tashmë po luan sezonin e pestë me fanellën e Djajve të Kuq.

Ai ka bërë deri më tani 201 paraqitje, ka shënuar 64 gola. 


(Kosova Sot Online)