Trajneri i Holandës dërgohet urgjentisht në spital

  • 03 May 2020 - 20:34
Trajneri i Holandës dërgohet urgjentisht në spital

Koeman ka probleme me zemër, ai tashmë gjendet në spital

Trajneri i Kombëtares Holandeze, Ronald Koeman është shtruar me urgjencë në spital në Amsterdam, pasi kishte problem me zemrën, raportojnë mediat vendase.

Tekniku 57-vjeçar ishte shtruar me shpejtësi në repartin e terapisë koronare, ndërsa burimet spitalore bëjnë me dije se për momentin tekniku është i vetëdijshëm dhe gjendja është drejt stabilizimit.

Lajmi është konfirmuar nga menaxheri i Koeman fillimisht dhe më pas edhe nga bashkëshortja e tij Bertina, e cila ndodhet gjithashtu në spitalin e Amsterdamit, për t’i qëndruar pranë të shoqit.

Ai ka qenë pjesë e skuadrës së Holandës në triumfin në Euro 88, derisa ka fituar edhe dy Kupa Evropiane në nivelin e klubeve, me PSV Eindhoven më 1988, dhe Barcelona më 1992.

Ai ka fituar katër tituj me radhë të La Ligës me Barcelonën mes viteve 1991 dhe 1994, po ashtu tri Eredivisie me PSV dhe të tjerë me Ajaxin.

Koeman gjatë karrierës me klube ka shënuar 193 gola në 535 paraqitje, derisa me Holandën numëron 78 paraqitje, 14 herë e ka dërguar topin në rrjetë.

(Kosova Sot Online)