Tare: Qeveria s’mund ta ndalë futbollin, lojtarët e mi e festuan rikthimin

  • 04 May 2020 - 10:31
Tare: Qeveria s’mund ta ndalë futbollin, lojtarët e mi e festuan rikthimin

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka thënë se qeveria italiane nuk mund ta ndalojë rikthimin e futbollit dhe ka zbuluar se lojtarët bardhekaltër e kishin festuar lajmin për rikthimin e stërvitjeve.

Qeveria italiane e ka dhënë dritën e gjelbër për rikthimin e stërvitjeve nga sot, por ende nuk dihet se kur mund të rifillojë sezoni në Serie A.

“Dëgjova se një urdhër ligjor për bllokimin e kampionatit mund të merret këtë javë. Por kjo nuk është fusha e veprimit të (qeverisë). FIFA dhe UEFA e kanë thënë qartë se kampionatet duhet të kompletohen”, tha Tare për Sky Skports.

Ai tregoi sesi lojtarët e Lazios kishin festuar kur e kishin dëgjuar lajmin për rikthimin në stërvitje.

“Dje, kur lajmi dekreti i qeverisë u bë publik, të gjithë festuan, sepse mund të fillojmë përsëri”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)