Milito i zemëron tifozët e Interit, i propozon Lautaros të shkojë në Barcelonë

  • 04 May 2020 - 11:33
Milito i zemëron tifozët e Interit, i propozon Lautaros të shkojë në Barcelonë

Ish-sulmuesi i Interit, Diego Milito, ka thënë se Lautaro Martinez e ka një mundësi të shkëlqyer për të luajtur me Lionel Messin në Barcelonën.

Milito, i cili i shënoi dy golat e triumfit të Interit kundër Bayern Munich në finale të Ligës së Kampionëve më 2010, ka nënvizuar se 22-vjeçari është në Inter sepse i ka dëshmuar cilësitë e veta.

Por ai ka sugjeruar se mundësia për të luajtur përkrah Messit në Camp Nou mund ta joshë bashkatdhetarin e vet.

“Ai është në Inter sepse është lojtar i madh. Ai është mirë në Inter por të luante me Messin në Barcelonë do të ishte një mundësi e shkëlqyer. Kam dëgjuar shumë zëra por nuk e di se çfarë do të ndodhë. Lautaro është i kompletuar, po bën gjëra të shkëlqyera”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)