Premtimi i Jessicës për Immobilen: Do ta dhuroj një tjetër fëmijë, nëse Lazio e fiton titullin
Jessica Malena, gruaja e Ciro Immobiles në lidhje direkte në Instagram me faqen “Che fatica la vita da bomber” i ka bërë një premtim bashkëshortit të saj në rast se Lazio arrin të fitojë kampionatin në këtë sezon.
Premtimi i bukuroshes Jessica është se ajo do t’i dhurojë një tjetër fëmijë Immobiles nëse Scudetto shkon për bardhekaltrit.
Aktualisht çifti ka 3 vajza dhe janë shumë të lumtur sëbashku.
(Kosova Sot Online)