Liverpooli e ofron një futbollist plus para për Koulibalyn

  • 04 May 2020 - 17:04
 Liverpooli e ofron një futbollist plus para për Koulibalyn

“Reds” duan ta përbëjnë një dyshe të pakalueshme në qendër të mbrojtjes me Koulibaly – Van Dijk

Liverpooli është i interesuar për transferimin e qendërmbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly.

Dhe, “Reds” për të arritur deri tek futbollisti afrikan janë të gatshëm ta ofrojnë në këmbim qendërmbrojtësin Dejan Lovren.

Të Kuqtë duan ta transferojnë përfaqësuesin senegalez, i cili do ta përbënte një dyshe të pakalueshme me Virgil van Dijkun, njoftojnë mediat britanike.

Krahas përfaqësuesit kroat, kampioni evropian dhe botëror do t’i ofronte edhe para klubit italian.

Interesim për Koulibalyn kanë shfaqur edhe Manchester United dhe Chelsea.

(Kosova Sot Online)