10 raste pozitive me COVID-19 në Bundesliga dhe Bundesliga 2

  • 04 May 2020 - 18:15
 10 raste pozitive me COVID-19 në Bundesliga dhe Bundesliga 2

Në Bundesliga dhe Bundesliga 2 janë konfirmuar 10 raste pozitive me COVID-19, diçka që mund ta vonojë rinisjen e sezonit…

Liga e Futbollit të Gjermanisë ka konfirmuar gjatë ditës së hënë se nga 1,724 teste të kryera, 10 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, futbollistë që luajnë në Bundesliga dhe Bundesliga 2.

Megjithatë, nga ana tjetër, treshja e Koln për të cilët ishte raportuar se kanë dal pozitiv, tani kanë rezultuar negativ.

“Të dielën, e gjitha skuadra e Kolni, së bashku me stan mjekësor, dhe punonjësit bënë testet e COVID-19 dhe rezultuan negativ”, shkruhet në deklaratën zyrtare të Koln.

Pavarësisht 10 rasteve, në Gjermani janë të vendosur për të rikthyer futbollin dhe sezoni mund të rinisë në fund të majit ose në fillim të qershorit.

(Kosova Sot Online)