Zanetti kujton ditën kur Interi tërhoqi numrin ‘4’

  • 04 May 2020 - 20:57
 Zanetti kujton ditën kur Interi tërhoqi numrin ‘4’

Në këtë ditë, pesë vjet më parë, Inter tërhoqi numrin 4 për nder të ish-kapiteni të tyre Javier Zanetti.

Mbrojtësi i djathtë hyri në hsitori të Interit duke luajtur mes viteve 1995 dhe 2014.

“Pensionimin e Nr.4 para pesë vjetësh vazhdoj ta kujtoj edhe sot dhe për këtë gjithmonë do të falënderoj Interin. Të jesh pjesë e historisë së këtij klubi është një nder, çdo ditë”.

Zanetti, i cili tani është nënkryetari i Interit, luajti 860 ndeshje për Nerazzurri dhe kontribuoi me 21 gola gjatë 19 sezoneve të tij si lojtar.

Në atë periudhë, 46-vjeçari fitoi pesë Scudetto, katër Coppa Italia dhe katër Supercoppa Italiane, ndërsa ka fituar edhe një titull të Champions League, Kupë të Botës për Klube.

(Kosova Sot Online)