Ëndrra e Xavit, rikthimi i Neymar në Barcelonë te Messi

  • 04 May 2020 - 22:14
 Ëndrra e Xavit, rikthimi i Neymar në Barcelonë te Messi

Xavi, trajneri i Al Sadd, ka biseduar me Samuel Eto’o në Instagram.

Duke kujtuar vitet së bashku te Barcelona, ata prekën shumë tema.

Xavi i tregoi Eto’os ëndrrën e madhe që shpreson ta bëjë realitet dhe ajo është; ribashkimin e Neymarit me Lionel Messin te Barcelona.

“Neymar? Ai është një nga tre apo pesë më të mirët në botë. Shpresoj që ai të kthehet te Barça. Unë e kam pasur shok skuadre, do ta rriste cilësinë në ekip. Neymar ka karakter pozitiv. Do të ishte një nënshkrim i jashtëzakonshëm dhe do të bënte diferencën”, tha Xavi.

Ai foli edhe për ofertën e Barcelonës në janar.

“Në janar nuk ishte koha. Ne ishim në bisedime me Abidal dhe Oscar Grau. Kam pasur një propozim shumë të rëndësishëm, por më duhej pak më shumë përvojë. ‘Trajner i Barçës’ është diçka e madhe. Dua të jem atje dhe ëndrra ime është ta drejtoj Barçën”.

(Kosova Sot Online)