Messit nuk i pëlqen “roli i ndërmjetësuesit” që mediumet ia ka dhënë në lidhje me transferimin e Lautaros

  • 05 May 2020 - 08:30
Messit nuk i pëlqen “roli i ndërmjetësuesit” që mediumet ia ka dhënë në lidhje me transferimin e Lautaros

Barcelona e dëshiron Lautaro Martinezin dhe negociatat mes tyre dhe Interit janë duke vazhduar, por ende nuk ka marrëveshje dhe situata mbetet delikate.

Për javë të tëra, në Kataluni, por edhe më gjerë është folur për rolin që Leo Messi – sipas gazetave dhe jo vetëm – do të kishte në këtë transferim, pasi sipas tyre Barcelona nuk e blen asnjë lojtar pa u këshilluar me të. Messi e njeh mirë Lautaron dhe çdo kush do të dëshironte të luante me të në një skuadër.

“Të kesh Messi si skuadër është një nxitje për lojtarët”, kishte thënë trajneri Quique Setién, duke iu referuar asaj se shumë futbollistë duan të luajnë me Leon.

Lidhur me këta tituj të pretenduar se Messi është këshilltar të Barcelona,  Mundo Deportivo shkruar se kjo gjë nuk i ka pëlqyer argjentinasit.

Sipas gazetës Messi është mërzitur dhe irrituar, pasi ai nuk ka bërë asgjë që për ta sjellë Lautaron te Barcelona, duke shtuar se ai e ka kryer marrëveshjen. Në fakt Messi kurrë nuk ka thënë asgjë në publik në lidhje me këtë. Messi shqetësohet tepër, pasi mendon se shoku i tij Luis Suarez mund të mendojë se ai e do një tjetër sulmues në skuadër.

(Kosova Sot Online )