Pronari i Fiorentinës: Jemi të gatshëm ta shesim Chiesan

  • 05 May 2020 - 09:23
Pronari i Fiorentinës: Jemi të gatshëm ta shesim Chiesan

Pronari i Fiorentinës, Rocco Commisso, ka bërë të ditur se klubi italian është i hapur ndaj ofertave për shitjen e Federico Chiesas nëse sulmuesi dëshiron të largohet, mes spekulimeve për një interesim nga kampioni në fuqi, Juventusi.

Anësori i talentuar është një lojtar i shumëkërkuar në Evropë shkaku i paraqitjeve të tij mbresëlënëse për Fiorentinën, përderisa disa prej klubeve më të mëdha në botë thuhet se kanë shfaqur interesim për të,.

Mediumet italiane raportojnë për interesim nga klubet si Juventusit, Interi, Manchester Unitedi dhe Chelsea – të gjitha në garë për yllin e Fiorentinës.

Italiani 22-vjeçar, i cili doli nga akademia e të rinjve të Fiorentinës në vitin 2016, i ka shënuar gjashtë gola dhe i ka bërë tre asiste në 23 paraqitjet e tij në Serie A këtë sezon, para se koronavirusi ta ndërpriste sezonin.

Commisso e komentoi të ardhmen e Chiesas, duke e mohuar lajmin se klubi i ka ofruar atij kontratë të re, pas spekulimeve për një largim të mundshëm.

“Ne e kishim një takim para Krishtlindje, nëse s’e kam gabim. Nëse ai dëshiron të shkojë, atëherë mua më vjen keq, por do ta akomodojmë atë nëse oferta është e drejtë. Ne duhet ta shohim edhe sa vlen ai”, ka thënë Commisso.

“Çmimi i tij mund të ketë rënë që nga viti i kaluar. Duhet të jetë mirë për të gjitha palët, edhe pse ka gjasa që ai të qëndrojë. Unë s’i kam ofruar atij asgjë, ky ka qenë lajm i rremë. Gjëja e rëndësishme është që lojtari të dëshirojë të qëndrojë”. 


(Kosova Sot Online)