Napoli refuzon ofertën e Barcelonës

  • 05 May 2020 - 10:16
Napoli refuzon ofertën e Barcelonës

Barcelona shporohet se ia kishte ofruar Napolit Samuel Umtitin dhe Junior Firpon, mirëpo tani thuhet se gjiganti italian e ka refuzuar ofertën e bërë nga Katalonja.

Gazeta italian CalcioNapoli raporton se presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, e kishte mundësinë për t’i sjellë Samuel Umtitin dhe Junior Firpon në San Paolo, mirëpo pagat e tyre të larta bënë që Napoli ta refuzojë ofertën e Barcelonës.

Napoli raportohet se ishte interesuar vetë fillimisht për dy futbollistët, mirëpo paga e Umtitit prej tetë milionë eurosh në vit dhe paga e Firpos prej pesë milionë eurosh në vit u dha fund shpresave të italianëve.

Umtiti kishte qenë i spekuluar për një transferim në Napoli që një kohë të gjatë, pasi që ai shihej si zëvendësues i qendërmbrojtësit Kalidou Koulibaly, i cili pritet të transferohet te ndonjë klub tjetër këtë verë.

CalcioNapoli tani raporton se Barcelona ia ka ofruar dyshen e vet edhe disa klubeve të tjera, pasi që ata të dy nuk janë pjesë e planit të klubit katalonas. 


(Kosova Sot Online)