Fekir i pret Barçën ose Realin

  • 05 May 2020 - 16:33
 Fekir i pret Barçën ose Realin

Mesfushori francez është i vendosur ta vazhdojë karrierën në La Liga, ndërsa po pret oferta nga gjigantët spanjollë

Nabil Fekir është bërë lojtar mjaft i pëlqyer nga klubet e njohura evropiane, falë paraqitjeve bravuroze me Real Betisin.

Interesim për mesfushorin francez kanë shfaqur Arsenali dhe Milani.

Mirëpo, e përditshmja spanjolle “AS” shkruan se mesfushori ofanziv është duke pritur oferta nga Barcelona ose Real Madridi.

Përfaqësuesi francez lidhej qe një kohë me një kalim të mundshëm në Angli, ku e donte Liverpooli.

Por, duket se tash ai është i vendosur për ta vazhduar karrierën në Spanjë.

Ish-futbollisti i Lyonit do ta pëlqente një eksperiencë në “Camp Nou” ose në “Santiago Bernabeu”.

(Kosova Sot Online)