De Bruyne mund ta vazhdojë kontratën me Cityn

  • 05 May 2020 - 17:05
 De Bruyne mund ta vazhdojë kontratën me Cityn

Mesfushori belg dhe klubi anglez pritet t’i nisin shumë shpejtë bisedimet për një bashkëpunim afatgjatë.

Kevin De Bruyne pritet t’i nisë bisedimet me Manchester Cityn për kontratën e re.

Për këtë siguron tabloidi britanik “Daily Mail”.

Mesfushori belg dhe klubi anglez do të flasin sapo sezoni aktual i Premierligës të mbyllet.

Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini ia kanë vënë syrin futbollistit kualitativ.

Mirëpo, duket se përfaqësuesi belg është më shumë i interesuar për ta vazhduar eksperiencën në “Etihad Stadium”.

Sidoqoftë, e ardhmja e tij do të varet nëse City do të përjashtohet apo jo për dy vjet nga Liga e Kampionëve.

De Bruyne ka qenë njëri prej futbollistëve më të mirë në Premierligë viteve të fundit.

(Kosova Sot Online)