Eriksen: Interi më bëri të ndihem i dëshiruar përsëri

  • 05 May 2020 - 20:30
 Eriksen: Interi më bëri të ndihem i dëshiruar përsëri

Christian Eriksen ka thënë se Interi e ka bërë të ndihet i dëshiruar përsëri dhe kjo e kishte bindur të largohet nga Tottenhami për t’iu bashkuar zikaltërve.

Mesfushori danez tregon se për shtatë javë nuk e ka prekur topin me këmbë, për shkak të pandemisë koronavirus.

Por klubet e Serie A i janë kthyer stërvitjeve nga kjo javë, pasi Italia është futur në fazën e dytë të lehtësimit të kufizimeve për mbrojtje ndaj Covid-19 dhe Eriksen mund të stërvitë në qendrën stërvitore të Interit.

“Kam vrapuar vetëm në parkingut përdhes të ndërtesës dhe e kam llogaritur se hapësira ishte vetëm 35 metra. Nuk e kam prekur topin për shtatë javë. Kjo është periudha më e gjatë në jetën time pa topin dhe ka filluar të më mungoj”, tha Eriksen.

Eriksen iu bashkua Interit në janar dhe i ka bërë vetëm tetë paraqitje për zikaltrit para se futbolli të pezullohej.

“Kalimi në Inter ishte i duhur për mua, sepse ky klub ishte i etur për të më pasur dhe kjo është e rëndësishme për një lojtar për ta kuptuar se është i dëshiruar. Nënkuptoi se Interi bëri gjithçka për të më pasur mua”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)