Xavi: Barcelona më bëri ofertë të madhe, por në kohën e gabuar

  • 05 May 2020 - 21:20
 Xavi: Barcelona më bëri ofertë të madhe, por në kohën e gabuar

Xavi ka treguar se Barcelona i kishte bërë ofertë të madhe në janar, por ai nuk e kishte pranuar sepse e kishte ndier nevojën për të fituar më shumë përvojë para se ta bënte një hap të madh të tillë në karrierën e trajnerit.

Ish-mesfushori i Barcelonës ishte kërkuar për ta zëvendësuar Ernesto Valverden në postin e trajnerit në Camp Nou, por ai kishte zgjedhur të qëndronte te Al Sadd në Katar.

“Në janar nuk ishte momenti i duhur. Kisha nevojë për më shumë përvojë”, tha Xavi gjatë një bisede me Samuel Eto’o drejtpërdrejt në Instagram.

“Bisedova me Eric Abidalin dhe Oscar Grau dhe ata më bënë ofertë të madhe, por nuk ishte momenti i duhur. Por unë ëndërroj të jem trajner i Barcelonës, dua të bëhem një ditë. E kam thënë këtë shumë herë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)