Hysaj buzë largimit nga Napoli

  • 06 May 2020 - 08:13
Hysaj buzë largimit nga Napoli

Elseid Hysaj me shumë mundësi do të largohet nga skuadra e Napolit në verë. Mbrojtësi i djathtë nuk ka pasur shumë hapësirë këtë sezon dhe po mendon largimin.

Shkodrani do t’i japë fund aventurës së tij me napolitanët shkruan Skyp Sport.

Drejtuesit e Napolit kanë nisur të mendojnë dhe për zëvendësuesin e tij. Ata duan të afrojnë nga Hellas Verona Davide Faraonin.

Ky i fundit mund të kalojë në Sao Paolo nëse lojtari i kombëtares sonë zgjedh të largohet.

Marrëveshja për Faraonin nuk do të jetë shumë e kushtueshme, pasi marrëdhëniet mes klubeve janë të mira.

Napoli bleu dhe Amir Rrahmanin nga skuadra e Veronës në merkaton e janarit, prandaj gjuha e përbashkët mund të gjendet shpejt.

(Kosova Sot Online )