Setien: S’dua që Barcelona ta fitojë La Ligën pa u kompletuar sezoni

  • 06 May 2020 - 10:27
Setien: S’dua që Barcelona ta fitojë La Ligën pa u kompletuar sezoni

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, thotë se atij nuk do t’i kishte pëlqyer që skuadra e tij të shpallet kampione e Spanjës pa u kompletuar sezoni 2019/20, duke u vendosur të përfundohet sezoni para kohe.

Komentet e trajnerit Setien vijnë vetëm pak pas deklaratës së portierit të Real Madridit, Thibaut Courtois, i cili tha se do të ishte gabim t’i jepej Barcelonën titulli i kampionit nëse sezoni s’mund të kompletohet.

Klubi katalonas ka epërsi prej dy pikësh ndaj Real Madridit në krye të La Ligës, ku deri në fund të sezonit kanë mbetur edhe 11 ndeshje për t’u luajtur.

Edhe pse janë në vend të dytë, Courtois beson se skuadra e tij është dëshmuar si skuadra më e mirë këtë sezon, duke i grumbulluar katër pikë nga përballjet e drejtpërdrejta në El Classico.

Trajneri i Barcelonës, Setien, pajtohet me portierin belg se do të ishte më mirë të mos përfundohej sezoni para kohe, pasi që thotë se s’do të dëshironte të fitonte në këtë mënyrë.

“Nuk do të më pëlqente të fitoja në këtë mënyrë. Është e kuptueshme që tabela e ligës do të qëndronte ashtu siç është nëse vendoset që sezoni të përfundohet para kohe”, ka thënë Setien.

“Megjithatë, realiteti është se të gjithë do të preferonin ta përfundonim sezonin dhe të fitojmë duke i luajtur të gjitha ndeshjet, njëjtë si në Ligën e Kampionëve”.

(Kosova Sot Online)