Werner i refuzoi Man Unitedin e Chelsean për Liverpoolin

  • 06 May 2020 - 17:16
 Werner i refuzoi Man Unitedin e Chelsean për Liverpoolin

Sulmuesi gjerman i Leipzigut duket se është i vendosur për t’u transferuar në “Anfield Road”, ku do t’i bashkohej trajnerit Jurgen Klopp

Timo Werner duket se është i vendosur për t’u transferuar në Liverpool.

Sulmuesi gjerman ndërkohë po merr oferta nga gjigantët tjerë evropianë, por po i refuzon ato.

Së fundmi, tabloidi “Bild” shkruan se interesim për përfaqësuesin gjerman interesim kanë shfaqur Manchester Unitedi dhe Chelsea, përcjell.

Sidoqoftë, 24 vjeçari dëshiron t’i bashkohet trajnerit Jurgen Klopp në “Anfield Road”.

Ka mbetur vetëm të arrihet marrëveshja në mes të dy klubeve pasi Werner është gati për t’iu bashkuar kampionit aktual evropian dhe botëror.

Sulmuesi gjerman ka shkëlqyer këtë sezon deri tash duke i realizuar 27 gola në 36 ndeshje në të gjitha garat.

(Kosova Sot Online)