Bellamy: Manchester Unitedi është shumë larg Liverpoolit dhe Manchester Cityt

  • 06 May 2020 - 23:07
 Bellamy: Manchester Unitedi është shumë larg Liverpoolit dhe Manchester Cityt

Craig Bellamy këmbëngul se Manchester Unitedi është ende tri apo katër vjet larg arritjes së nivelit të ish-klubeve të tij, Liverpool dhe Manchester City.

Para se koronavirusi ta pezullonte futbollin, Unitedi ishte i pamposhtur në 11 ndeshje radhazi dhe e kishte mposhtur rivalin City në Old Trafford me rezultat 2:0. Megjithatë, Djajtë e kuq renditen në pozitën e pestë, 12 pikë më pak se City dhe 37 pikë më pak se lideri Liverpool.

Bellamy, i cili luajti për të dy klubet Liverpoolin ( 2006/07 dhe 2011/12) dhe për Manchester City gjatë sezonit (2009/2011), këmbëngul se për Unitedin flitet me fjalë lartësuese se po përmirësohet nën udhëheqjen e Ole Gunnar Solskjaer, ky klub e ka një rrugë të gjatë për ta kaluar për ta arritur nivelin e dy klubeve në fjalë.

“Koronavirusi goditi në një kohë e cila dukej të ishte e mirë për Manchester Unitedin, të gjithë po flisnin për Manchester Unitedin, por ky klub nuk është as afër këtyre dy klubeve. Dhe do t’i duhen tre apo katër vjet për t’iu afruar atyre”, tha Bellamy për Sky Sports.

“Baraspesha që (City dhe Liverpool) e kanë në ekipet e veta, mënyra sesi ato luajnë, ritmi i lartë me të cilin luajnë, presionin që ta bëjnë dhe mënyra sesi e kuptojnë lojën e vet, i veçon ato nga klubet e tjera. Këto dy klube janë shumë më përpara se të gjitha klubet e tjera”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)