Me këtë video Suarez dëshiron t’ua mbyll gojën atyre që thanë se ai është mbipeshë

  • 07 May 2020 - 19:12
 Me këtë video Suarez dëshiron t’ua mbyll gojën atyre që thanë se ai është mbipeshë

Luis Suarez ka reaguar ndaj raportimeve se ai është mbipeshë, duke e publikuar një video përmes të cilës ka kërkuar t’i heshtë kritikët e vet.

Suarez po stërvitej në shtëpinë e vet në karantinë deri në fillim të kësaj jave dhe tani është kthyer në qendrën stërvitore të Barçës, pasi qeveria spanjolle i lejoi klubet t’i rifillojnë stërvitjet pas pandemisë koronavirus.

Suarez vjen nga një lëndim i gjatë, si pasojë e të cilit iu desh të operohej në fillim të këtij viti, dhe tani po punon për ta kthyer kondicionin e duhur fizik.

Mediat raportuan kohëve të fundit se sulmuesi uruguaianin kishte shtuar kilogramë të tepërt si pasojë e mungesës së aktiviteteve sportive, gjë të cilën e kundërshton ai tani.

Bashkëshortja e tij e ka publikuar një video në Instagram, ku Suarez shihet në formë fantastike duke stërvitur.

Suarez e ka shpërndarë këtë video, të cilës ia ka bashkangjitur emotikonin që simbolizon mbylljen e gojës, duke i sugjeruar kritikët e vet të heshtin.

(Kosova Sot Online)