Presidenti i UEFA-s: “Rinisja e Bundesligas hap i madh dhe pozitiv”

  • 07 May 2020 - 22:48
 Presidenti i UEFA-s: “Rinisja e Bundesligas hap i madh dhe pozitiv”

Ceferin e ka vlerësuar vendimin e autoritete gjermane për të lënë rinisjen e sezonit në Bundesliga.

Edhe zyrtarisht sezoni 2019/20 në Bundesligë do të rifillojë më 16 maj dhe do të mbarojë më 27 qershor.

Bundesliga është liga e parë nga pesë ligat kryesore evropiane që e ka marrë pëlqimin për ta rinisur sezonin, që prej se pandemia koronavirus e pezulloi futbollin.

Këtë vendim e ka përshëndetur edhe numri një i UEFA-s, Aleksander Ceferin, raporton Gazeta Express.

“Lajm i madhe dhe i shkëlqyeshëm që autoritetet gjermane kanë rënë dakord që Bundesliga mund të kthehet”, tha Ceferin.

“Ky është një hap i madh dhe pozitiv për të rikthyer optimizmin në jetën e njerëzve”.

Numri një i UEFA-s beson se me përkushtimin e duhur dhe rregullat e dhënë nga qeveria, do të menaxhohet futbolli siç duhet në këtë kohë pandemie.

Futbolli në Gjermani, ashtu si pothuajse gjitha ligat në Evropë, u pezulluan në mes të muajit mars, si pasojë e pandemisë koronavirus me të cilën janë infektuar mbi 150 mijë persona në këtë vend deri tani.

Gati 6.300 persona kanë vdekur nga kjo sëmundje deri tani në Gjermani.

(Kosova Sot Online)