Mbappe, pasuesi i Ronaldos në Madrid

  • 08 May 2020 - 17:34
 Mbappe, pasuesi i Ronaldos në Madrid

Kylian Mbappe mund të bëjë atë që ka bërë Cristiano Ronaldo në Real Madrid, thotë ish asistenti i Jose Mourinhos te Inter, Reali dhe Chelsea, Jose Morais.

Morais i shpenzoi tri vite në Santiago Bernabeu duke punuar me Jose Mourinhon, gjatë kohës kur Cristiano Ronaldo e ndihmoi Real Madirdi t’i japë fund dominimit të Barcelonës së Pep Guardiolës për ta fituar titullin në vitin 2012.

Morais nuk ka asnjë dyshim se me talentin që ka, Mbappe do të shkruante historinë në Madrid dhe një ditë, do të shpallet më i miri në botë.

“Padyshim se Mbappe është objektiv i Real Madridit sepse ai është i ri dhe me kualitetet që ka, talentin, forcën, është në gjendje një ditë të shndërrohet në më të mirin në botë”, tha ai.

“Mendoj se Mbappe është lojtar që në të ardhmen do të përfundojë duke luajtur për Real Madridin”.

“Nuk jam atje tani dhe nuk e kam idenë nëse do të ndodhë, por Madridi është klub që çdo lojtar do të ndërronte të luajë. Besoj se Mbappe do të ishte i kënaqur të shkojë në Madrid”.

(Kosova Sot Online)