“Firmino do të përshtatej më shumë te Barça sesa Martinez”

  • 08 May 2020 - 22:02
 “Firmino do të përshtatej më shumë te Barça sesa Martinez”

Luis Suarez tashmë po shkon drejt moshës kur s’mund të japë edhe shumë në fushë, andaj Barcelona ka nisur të kërkojë një sulmues.

Lautaro Martinez i Interit duket të jetë objektivi numër një i Barçës për sezonin e ardhshëm.

Por, njeriu që ka luajtur shumë vite te Barcelona, fillimisht me të rinjtë e më pas pak edhe me ekipin e parë dhe që e njeh shumë mirë klubin, Bojan Krkic, beson se sulmuesi i Liverpoolit, Roberto Firmino, duhet të jetë objektivi e jo Martinez.

“Interi nuk e merr iniciativën dhe kjo më bën të mendoj nëse Lautaro mund të mbulojë një zonë te Barcelona që nuk është në rolin e tij. Nëse më lejoni të them një emër, do të ishte ai i Firminos, lojtar i lidhjeve, gjithkund gjendet në fushë dhe shumë mirë i mobilizuar”, u shpreh Krkic.

(Kosova Sot Online)