“Mbappe do të shkruante histori në Madrid, si Ronaldo dhe Di Stefano”

  • 08 May 2020 - 22:59
 “Mbappe do të shkruante histori në Madrid, si Ronaldo dhe Di Stefano”

Emery beson se Mbappe mund të shkruajë histori në Real Madrid.

Di Stefano, Zinedine Zidane, Cristiano Ronaldo e shumë e shumë futbollistë tjerë kanë lënë gjurmë në Real Madrid.

Të njëjtën ndikim sipas Unai Emery mund ta ketë edhe Kylian Mbappe, nëse vendos të shkojë në Madrid.

Ai mendon se Mbappe ndjen që i mungon diçka, nuk ndihet i plotësuar dhe natyrisht, në Madrid do të ishte.

A mendoni se ka aftësinë për të shënuar një epokë në Madrid si Di Stéfano apo Cristiano? A do ta këshillonit atë të shkonte në Madrid?
“Sigurisht që ai ka aftësinë të shënojë një epokë në Madrid. Këshilla se në cilën kampionat të luajë? Kur isha në Francë e doja që ai ishte aty sepse e shijoja; Kur shkova në Angli, do të më pëlqente që ai të luajë në Premier dhe nëse kthehem në Spanjë, dua që ai të jetë këtu”, u shpreh Emery për AS.

Ti e njeh mirë. Sa është ndier afër Real Madridit?
“Shikoni, me siguri do të ketë gjëra që PSG që do t’ia përmbushin dhe ndoshta disa jo, dhe mund ta bëjë këtë Real Madrid. Jemi me fat që kemi dy skuadrat më të mira në botë, që janë Real Madrid dhe Barcelona, ëdhe unë do të doja që ata të vazhdojnë të kenë lojtarët më të mirë në botë”.

(Kosova Sot Online)