Bëri foto me fanellën e ekipit të ri, intervistë, por dështoi gjithçka… rrëfehet James!

  • 09 May 2020 - 09:21
Bëri foto me fanellën e ekipit të ri, intervistë, por dështoi gjithçka… rrëfehet James!

Sulmuesi i Manchester United, Daniel James, ka treguar se sa i zemëruar ka qenë kur ka dështuar transferimi nga Swansea City te Leeds United vitin e kaluar.

James, 22, ishte rrugës për t’iu bashkuar Leedsit në janar të vitit 2019, pak muaj para se të transferohet në Old Trafford .

Ai tha se ishte shumë afër para se çuditërisht të dështojë gjithçka derisa u mbyllë edhe afati kalimtar.

“Kam arritur në rrugën Elland rreth orës 6 pasdite, i bëra të gjitha fotografitë me fanellën time, të gjitha intervistat, sepse ata donin që ajo të dilte në mëngjes, dhe ishte disi e çuditshme”, tha James.

“Ka mbërritur rreth orës 9 pasdite dhe unë do të nënshkruaja të gjitha dokumentet dhe më pas do të barteshin nga klubi në klub. Derisa disa njerëz më shkruanin duke më thënë, ‘Çfarë është duke ndodh?’ dhe unë nuk e dija. Kishin kaluar 15 minuta derisa mendova, “Kjo nuk mund të ndodhë tani”.

“Më pas e telefonova kryetarin [e Swansea] për ta pyetur atë se çfarë po ndodh. Gjithçka ishte pak e çmendur dhe më pas nuk u bë. Unë hodha telefonin tim”.

“Ishte një situatë shumë e çuditshme dhe mendoj se më ndihmoi në disa mënyra”.

James mbeti duke përfunduar sezonin me Swansean përpara se të bashkohej me Manchester United për 15 milionë funte në qershor të vitit 2019.

(Kosova Sot Online )