De Ligt tregon për vështirësitë që pati te Juve

  • 09 May 2020 - 10:22
De Ligt tregon për vështirësitë që pati te Juve

De Ligt ka treguar se stili i ndryshëm i lojës mes Ajaxit dhe Jiuves, bëri që në fillim të ngecë te Zonja e Vjetër

Një nga transferimet më të bujshme të verës së kaluar ishte ai i holandezit Mathijs De Ligt nga Ajaxi te Juventusi, për një shifër më të lartë se 70 milionë euro, por djaloshi nga Amsterdami vuajti jo pak në fillimet e tij në Torino.

Në një intervistë të dhënë për kanalin zyrtar të FIFA-s, De Ligt rrëfeu ditët e para në ambientin bardhezi dhe vështirësitë me të cilat u përball për shkak të ndryshimit të mënyrës së lojës mes Ajaxit dhe Juventusit.

“Te Ajaxi bënim një futboll sulmues dhe shpesh gjendeshim duke mbrojtur një kundër një me sulmuesit kundërshtarë, ndërsa te Juventusi jemi më të kujdesshëm dhe më shumë lojtarë mbrapa. Pata pak vështirësi në fillim, por tani kam filluar të mendoj lëvizjen e reparteve dhe të përshtatem më mirë me këtë mënyrë të mbrojturi”, deklaroi holandezi.

De Ligt ka zhvilluar me Juventusin 27 ndeshje, ka shënuar 2 gola.

(Kosova Sot Online )