“5 maji mbetet plagë për mua, Juventus-Inter ishte si një Luftë e Ftohtë”

  • 09 May 2020 - 10:27
“5 maji mbetet plagë për mua, Juventus-Inter ishte si një Luftë e Ftohtë”

Në Instagram drejtpërdrejtë me Del Piero, legjenda braziliane e futbollit, Ronaldo, kujtoi përplasjen e famshme të vitit 1998 me Iuliano, gjatë një ndeshjeje mes Juventusit dhe Interit.

“Unë mund ta kuptoj që gabimet ndodhin, njerëz ishin gjyqtarët dhe ne që luanim në fushë. Ju nuk keni pasur asnjë lidhje me këto gjëra. Ne kemi luajtur ndeshje të bukura në atë kohë dhe Juve nuk kishin nevojë për gjëra të caktuara për të tuar. Mbaj mend që në atë kohë kishte një klimë shumë të tensionuar, ishte si një Luftë e Ftohtë mes dy klubeve”.

Alessandro Del Piero, gjithashtu, kujtoi faktet e asaj ndeshjeje, që më pas hynë në histori: “Unë e bëra pjesën time, humba një penallti dhe kështu gjërat mbetën në ekuilibër. Ne nuk kishim nevojë për ndihmë, por mund të ndodhin disa episode, që njollosin një sezon të tërë. Kishte tension, vinte nga të gjitha anët, kjo është e sigurt. Të gjitha skuadrat ishin gjithmonë nën tension. Sapo kishte një ndërhyrje të parregullt, skuadrat shpërthenin. Ishin njolla të errëta”.

Ndër zhgënjimet më të mëdha në karrierën e Ronaldos është padyshim 5 maji 2002, raporton telesport.

“Disa javë para se të ndodhte një episod me Atalantën, kuptova se e ardhmja ime do të ishte larg nga Cuper. Por, e respektova atë dhe doja ta përfundoja sezonin. Më 5 maj kemi humbur, nuk ka pasur ndërhyrje tjetër. Ne ishim të parët dhe Lazio nuk luante për asgjë, por gjëra të çuditshme ndodhën në ditët para ndeshjes. Ishte folur për ardhjen e Nestës te Interi… Ne shkuam në Romë shumë të qetë dhe bëmë një gabim. Lazio mund të të bënte dëm me lojtarët që kishte dhe në fakt ashtu ndodhi. Ne humbëm për shkak të mendimit, me të cilin hymë në fushë. Ende është plagë, çdo vit më etiketojnë në fotot, ku jam duke qarë. Kështu, 5 maji nuk kalon kurrë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Në futboll fitoni dhe humbni”.

(Kosova Sot Online )