Futbollisti kapet nga gruaja duke bërë orgji, si e zbuloi ajo tradhtinë dhe kërcënimi me armë në kokë

  • 09 May 2020 - 11:36
Futbollisti kapet nga gruaja duke bërë orgji, si e zbuloi ajo tradhtinë dhe kërcënimi me armë në kokë

Ylli i futbollit amerikan, Earl Thomas kapet duke bërë orgji nga e shoqja, e ajo përfundon pas hekurave. Avokati i bashkëshortes së Thomas ka folur për mediat dhe tha se Nina Thomas është në hetim pasi i ka drejtuar armën në kokë të shoqit kur e gjeti në shtrat me vëllanë e tij dhe dy femra të tjera.

Lajmi u raportua nga agjencia e njohur TMZ, e cila thotë se ngjarja ka ndodhur muajin e kaluar, por vetëm së fundmi vetë futbollisti ka folur rreth saj.

Të mërkurën, ‘TMZ Sports’ raportoi se lojtari i anëtari i Baltimore Ravens dyshohet se ishte kërcënuar me një “Berreta” 9mm dhe me fishek në fole nga gruaja e tij. Ajo madje thuhet në dokumentet e prokurorisë se kishte tërhequr këmbëzën e pistoletës para se ta godiste me shuplaka të shoqin dhe ky i fundit t’ja merrte armën nga dora.

Pasi pa se lajmi u bë viral, Earl Thomas pranoi të mërkurën vonë në një video në llogarinë e tij në Instagram se kishte “një grindje midis meje dhe Ninës”.

“Ka gjëra të tilla që ndodhin. Ne përpiqemi të jetojmë jetën sa më mirë që të mundemi, por ndonjëherë nuk shkon ashtu siç është planifikuar”, tha futbollisti.

Sipas dokumenteve në gjykatë, gruaja e tij, Nina kishte zbuluar se Earl kishte filtruar me një grua tjetër në rrjetin social ‘Snapchat’.

(Kosova Sot Online)