“Van de Beek do të largohet, por harroni 50% zbritje”

  • 09 May 2020 - 13:01
 “Van de Beek do të largohet, por harroni 50% zbritje”

E ardhmja e Donny van de Beek është çdo ditë e më larg nga Ajax.

Edhe më shumë pas pretendimeve të bëra nga Van der Sar, menaxher i përgjithshëm i klubit holandez, i cili ka deklaruar se mesfushori i ri do të largohet nga ekipi këtë verë.

Sigurisht, ai sqaroi se edhe pse klubi do të duhet të largojë disa lojtarë, as kriza e COVID-19 nuk do të shkaktojë ulje.

“Vitin e kaluar njerëzit thanë se ne do të humbim shtatë ose tetë lojtarë, por në fund ne humbëm vetëm dy lojtarë kryesorë. Klubet e mëdha si Bayern Munich kanë thënë që çmimet e transferimeve do të bien në afatet e ardhshme. Por është më e lehtë për ta thënë këtë, sepse ata janë blerësit”, tha Va nder Sar.

“Sigurisht që do të zhduken transferimet 150 deri në 200 milion euro, por mendoj se ka akoma një vlertë të lartë për lojtarë të Ajaxit. Vitin e kaluar kemi bërë marrëveshje verbale me André Onana, Nicolás Tagliafico dhe Van de Beek për të qëndruar edhe një sezon tjetër. Ne u premtuam atyre që më pas do t’i ndihmonim ata të gjejnë hapin tjetër në karrierën e tyre. Asgjë nuk ka ndryshuar në këtë drejtim, por nuk do të ketë 50% zbritje. Klubet e interesuara mund ta harrojnë uljen e çmimeve”.

Real Madrid, Manchester United dhe Juventus ka kohë që e kanë ndjekur lojtarin.

(Kosova Sot Online)