Ramos: Vendi ka nevojë për futboll, po vdes të rikthehem në fushë

  • 11 May 2020 - 08:56
Ramos: Vendi ka nevojë për futboll, po vdes të rikthehem në fushë

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka thënë se Spanja ka nevojë për futboll për ta ndihmuar ekonominë dhe për t’i shpërqendruar njerëzit nga gjendja e rëndë me koronavirus, me La Ligën që synon të rikthehet në qershor, pas pandemisë.

La Liga u pezullua në mars për shkak të shpërthimit të pandemisë Covid-19, e cila e ka goditur gjithë botën, duke i vrarë më shumë se 283.000 njerëz.

Rifillimi i sezonit 2019/20 në Spanjë është planifikuar të ndodhë kah mesi i qershorit, me Barcelonën që i prin kampionatit para Real Madridit pas 27 ndeshjeve deri tani.

Dhe Ramos mezi pret që futbolli të kthehet.

“Vendi ka nevojë për futboll sepse i duhet ekonomisë për t’u rritur dhe njerëzve për ta larguar mendjen nga kjo gjendje”, tha Ramos.

“Po vdes për të garuar përsëri, që La Liga të jetë normale përsëri, por duhet të jemi të disiplinuar për ta zhdukur këtë virus”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)