“Werner do t’i përshtatej stilit të lojës së Liverpoolit”

  • 11 May 2020 - 15:57
“Werner do t’i përshtatej stilit të lojës së Liverpoolit”

Ish-trajneri i sulmuesit gjerman, Ralf Rangnick beson se Werner është i lindur për “Reds”

Ylli i Leipzigut, Timo Werner, do t’i përshtatej mjaft mirë Liverpoolit.

Për këtë është i bindur ish-trajneri i tij, Ralf Rangnick.

24 vjeçari lidhet me një transferim të mundshëm në Premierligë.

Dhe, interesimin më serioz për sulmuesin e rrezikshëm e ka shfaqur kampioni aktual evropian dhe botëror.

24 vjeçari i ka realizuar 27 gola në 36 ndeshje të zhvilluara me Leipzigun këtë sezon.

Sipas Rangnick, Werner dëshiron të mbetet në ekipin aktual.

Por shton se, në rast se vendos të largohet, do t’i përshtatej mjaft mirë stilit të lojës së “Reds”.

(Kosova Sot Online)