Faza kualifikuese e Champions e Europa League në rrezik!

  • 11 May 2020 - 16:33
 Faza kualifikuese e Champions e Europa League në rrezik!

UEFA po has në vështirësi për të gjetur hapësira në kalendar për fazën ku luajnë edhe klubet kosovare

Pandemia koronavirus ia ka prishur çdo llogari dhe plan UEFA-s.

Mediumi britanik “The Times” shkruan se shtëpia e futbollit evropian po e merr në konsideratë heqjen e kualifikimeve për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Mbetet të shihet se si dhe kur mund të zhvillohet kjo fazë, ku marrin pjesë edhe klubet kosovare.

Sezoni i ri i garave evropiane është paraparë të nis në muajin tetor.

Dhe, pasi sezoni aktual i Champions e Europa League nuk ka përfunduar ende, janë shtuar dyshimet për ta gjetur një hapësirë për fazën eliminuese të sezonit 2020/2021.

Gjithçka do të varet nëse sezoni aktual i këtyre dy turneve mund të mbyllet në muajin gusht.

(Kosova Sot Online)