S’do të ketë tifozë në stadiume deri në zbulimin e vaksinës!

  • 11 May 2020 - 17:00
 S’do të ketë tifozë në stadiume deri në zbulimin e vaksinës!

Futbolli po rikthehet. Por, rikthimi nuk do të jetë i plotë.

Nga qershori pritet të rinisin gjitha ligat e ndërprera për shkak të virusit COVID-19.

Por, ndeshjet e mbetura do të luhen pa pranin e tifozëve.

Premierliga zyrtarisht ka marrë vendim që të lejojë aktivitetet sportive nga 1 qershori, pa prani të tifozëve.

Përveç kësaj, ka marr vendim gjithashtu se s’do të ketë tifozë në një ndeshje të Premierligës deri në zbulimin e vaksinës, që pritet të dali në treg në fund të vitit.

Kjo do të thotë se fansa mund të mos ketë deri në vitin 2021, ndoshta edhe më shumë, varet nga vaksina që po e pret e gjithë bota për t’i dhënë fund virusit që paralizoi botën që nga starti i vitit 2020.

(Kosova Sot Online)