Shërohen Perisic dhe Lewandowski, gati për rinisjen e sezonit në Bundesliga

  • 11 May 2020 - 20:50
 Shërohen Perisic dhe Lewandowski, gati për rinisjen e sezonit në Bundesliga

I huazuari nga Interi, Ivan Perisic, është rikuperuar nga dëmtimi dhe do të jetë i gatshëm kur Bayern Munich të rinisë sezonin kundër Union Berlin të dielën.

Kicker raporton se kroati është rikuperuar tashmë nga lëndimi në kyçin e këmbës dhe do të jetë i gatshëm për trajnerin Hansi Flick kur bavarezët të udhëtojnë në kryeqytet këtë vikend.

Bundesliga rinis këtë vikend dhe liderët e ligës do t’i kenë të gatshëm edhe Perisicin edhe Robert Lewandowskin, dy lojtarët që ishin jashtë kur futbolli u ndërpre për shkak të COVID-19.

Perisic ka punë të madhe para vetës, për t’i bindur edhe më shumë drejtuesit e klubit gjerman që ta ndalin dhe të paguajnë klauzolën e marrëveshjes, 20 milionë euro.

(Kosova Sot Online)