“Është e vërtetë, Hazard ishte shumë i trash”

  • 11 May 2020 - 21:46
 “Është e vërtetë, Hazard ishte shumë i trash”

Courtois thotë se Hazard po punon shumë për të qenë gati për rinisjen e sezonit në Spanjë.

Thibaut Courtois, në një intervistë për Real Madrid TV, e ka pranuar se Eden Hazard ishte shumë mbi peshë kur iu bashkua Realit.

Megjithatë, ai thotë se tani është më i hollë dhe i gatshëm për ta ndihmuar ekipin që të fitojë diçka në fund të sezonit.

Ai foli edhe për Marco Asension, që gjithashtu është shëruar dhe mezi po pret rikthimin.

“Me Hazardin kam qenë në kontakt këto muaj dhe e shoh shumë mirë”, u shpreh ai.

“Padyshim që gjatë verës ai kishte më shumë peshë se tani, por tani ai është shumë mirë dhe mezi pret të luajë përsëri”.

“Ai është me fat që tani të gjithë stërviten individualisht për t’u rikuperuar, megjithëse gjithmonë duhet pasur kujdes sepse ai ka pasur një dëmtim që e ka lënë disa muaj jashtë”.

“Marco gjithashtu dëshiron që të kthehet në stërvitje, sepse u lëndua verën e kaluar”.

Reali nisi stërvitjet të hënën, si Hazard, ashtu edhe Asensio punuan me topin, çka do të thotë që brenda 1 muaji përgatitje, ata do të jenë gati për rinisjen e sezonit.

(Kosova Sot Online)