Zyrtare: Finalja e Kupës së Gjermanisë luhet në korrik

  • 11 May 2020 - 22:52
 Zyrtare: Finalja e Kupës së Gjermanisë luhet në korrik

Sezoni i futbollit në Gjermani rifillon pas disa ditësh në të gjitha aspektet, fillimisht me ndeshjet e kampionat, ndërsa finalja e Kupës do të luhet në korrik.

Njoftimin e bëri vetë Federata Gjermane e Futbollit në përfundim të mbledhjes së sotme.

Gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë do të luhen më 9 dhe 10 qershor dhe finalja më 9 korrik.

Në prill, Federata Gjermane anuloi finalen e Kupës, e planifikuar fillimisht për 23 maj, për shkak të shpërthimit të urgjencës së koronavirusit. Sezoni u ndalua për dy muaj për shkak të pandemisë.

Ndeshjet e Bundesligës (do të luhen me dyer të mbyllura) nisin këtë fundjavë.

(Kosova Sot Online)