Lionel Messi dhuron 500 mijë euro për gjashtë spitale në Argjentinë

  • 12 May 2020 - 08:21
Lionel Messi dhuron 500 mijë euro për gjashtë spitale në Argjentinë

Kapiteni i Barcelonës dhe Argjentinës, Lionel Mesi ka dhuruar 500 mijë euro për të ndihmuar gjashtë spitale në vendlindjen e tij për të luftuar COVID-19.

Me anë të fondacionit të tij (Fondacioni Leo Mesi), ylli argjentinas i dhuroi paratë te “Fondacioni Garrahan”, me këtë të fundit që do të bëjë dhe shpërndarjen e mjeteve.

“Jemi shumë mirënjohës për njohjen e punës tonë, gjë e cila na jep mundësinë të vazhdojmë dedikimin tonë ndaj shëndetit publik në Argjentinë,” tha CEO-ja i “Fondit Garrahan”, Silvia Kasab. Paratë e dhuruara nga sulmuesi i Barcelonës u përdorën për të blerë respiratorë, pajisje ventilimi, pompa infuzioni, etj. Të gjitha këto janë shpërndarë tashmë në 6 spitale në Argjentinë.

(Kosova Sot Online )