Shakohoxha: Pse ta kemi një Kombëtare? Jemi dy shtete

  • 12 May 2020 - 09:19
Shakohoxha: Pse ta kemi një Kombëtare? Jemi dy shtete

Komentatori i famshëm sportiv, Dritan Shakohoxha, e ka quajtur “popullizëm abuziv” idenë e krijimit të një Kombëtare të vetme, duke thënë se Shqipëria dhe Kosova s’kanë pse ta kenë një Kombëtare kur janë dy shtete.

Dritan Shakahoxha e analizoi situatën në të cilën është futur bota e sportit shkaku i koronavirusit, ndërsa e komentoi edhe idenë e krijimit të një Kombëtareje të vetme për Shqipërinë dhe Kosovën në futboll.

Këtë ide, Shakahoxha e cilësoi si popullizëm abuziv, përderisa insistoi se çdo lojtar e ka mundësinë të zgjedhë për cilën Kombëtare dëshiron të luajë.

“Nuk kemi pse ta kemi një kombëtare, ne jemi dy shtete dhe kemi dy kombëtare”, tha Shakahoxha, në intervistën e dhënë për Report Tv.

(Kosova Sot Online )