Tifozi zbulon se të gjitha festimet e Mbappes janë të frymëzuara nga Ronaldo

  • 12 May 2020 - 13:14
Tifozi zbulon se të gjitha festimet e Mbappes janë të frymëzuara nga Ronaldo

Një tifoz në rrjetin social Twitter, në mungesë të ndeshjeve dhe aktiviteteve sportive shkaku i koronavirusit, i ka analizuar festimet e golave të Kylian Mbappes dhe e ka vërejtur që të gjitha ato janë të frymëzuara nga Cristiano Ronaldo.

Në fillimet e karrierës së tij si i ri, ylli francez kishte qenë i fiksuar t’i ndjekë hapat e Cristiano Ronaldos. Në fakt, babai i Mbappes e ka pranuar se i biri i tij ka shpenzuar orë duke shikuar video të portugezit online.

Tani, tifozi i futbollit @TheFergusonCode e theksoi në Twitter se si francezi i ka të gjitha festimet e golave të frymëzuara nga Ronaldo, duke u shprehur i befasuar që s’e kishte kuptuar këtë gjë më parë.

Mbappe gjithashtu kishte treguar se sa shumë kishte pasur ndikim pesë-herë fituesi i Topit të Artë në karrierën e tij, gjatë një interviste të dhënë për gazetën spanjolle Marca, ku e kishte pranuar se frymëzohet nga ai.

“Është shumë vonë për mua ta bëjë një karrierë si të Messit, do të duhej të kisha qëndruar në Monaco. Pa larguar asgjë nga trashëgimia e Messit, tani unë duhet të kërkoj frymëzim te karriera e Cristianos”, ka thënë Mbappe.

“Juventusit gjithmonë u ka munguar diçka për t’ia dhënë atyre epërsinë në sezonet e fundit, mirëpo tani e kanë Cristianon. Ai është një lojtar që të fiton trofe të mëdha. Këtë vit, Juventusi është ndër favoritët në Ligën e Kampionëve, mes të zakonshmëve – Real Madridit, Barcelonës dhe Liverpoolit”.

(Kosova Sot Online)