Barça – Lautaro, koronavirusi ndryshoi gjithçka

  • 12 May 2020 - 16:44
 Barça – Lautaro, koronavirusi ndryshoi gjithçka

Barcelona dhe Interi kishin arritur marrëveshje në janar, por pandemia COVID-19 i ka prishur të gjitha planet

Transferimi i Lautaro Martinezit në Barcelonë mund të dështojë shkaku i koronavirusit.

Portali italian “Calciomercato” shkruan se Barça kishte arritur marrëveshje me Interin për sulmuesin argjentinas në janar.

Kampioni aktual spanjoll ishte shprehur i gatshëm për ta paguar klauzolën e plotë të shkëputjes së kontratës së futbollistit prej 111 milionë eurosh.

Megjithatë, Barça tash po mendon të përfshijë futbollistë në këmbim të Lautaros.

E gjithë kjo pasi klubin katalunas e ka kapluar kriza financiare, njëjtë si klubet tjera, shkaku i pandemisë koronavirus.

Ndërkohë, Interi është i interesuar vetëm ta shesë 22 vjeçarin.

Interesim për përfaqësuesin argjentinas ka shfaqur edhe Paris Saint-Germaini.

(Kosova Sot Online)