“Me Kanten e ke një lojtar më shumë në fushë”

  • 12 May 2020 - 19:01
 “Me Kanten e ke një lojtar më shumë në fushë”

Antonio Conte e ka lavdëruar mesfushorin francez, me të cilin kishte punuar në Chelsea.

Antonio Conte e ka lavdëruar me të madhe N’Golo Kanten.

Trajneri italian thotë se mesfushori francez është njëri prej lojtarëve më të mirë me të cilët ka punuar ndonjëherë.

Conte dhe Kante kishin punuar së bashku në Chelsea, ndërsa trajneri italian e vlerëson atë si një djalosh pozitiv me aftësi të jashtëzakonshme në mesfushë.

“Për mendimin tim, ai mund të luajë në çdo pozitë të mesfushës. Po flasim për një lojtar të jashtëzakonshëm, top lojtar”, deklaroi Conte për “Sky Sports”.

“Ai është i mrekullueshëm, me dhe pa top. Kur e ke Kanten në ekipin tënd, mendon se je duke luajtur me një lojtar më shumë. Mund ta shohësh buzëqeshjen në fytyrën e tij çdo ditë. Ai është një djalosh mjaft pozitiv. Ai është njëri prej lojtarëve më të mirë që e kam pasur në karrierë si trajner”, ka përfunduar Conte.

Chelsea e kishte blerë Kanten nga Leicester City në vitin 2016 për 35 milionë funte.

Nga ajo kohë ai është bërë njëri prej lojtarëve kryesorë në “Stamford Bridge”.

(Kosova Sot Online)