Pamje: 12-vjeçari e kopjon Messin nga gjuajtja e lirë në mënyrë të përsosur

  • 12 May 2020 - 20:39
 Pamje: 12-vjeçari e kopjon Messin nga gjuajtja e lirë në mënyrë të përsosur

Një 12-vjeçar nga India ka bërë bujë në rrjetet sociale, duke e emituar Lionel Messin në goditjen e topit nga gjuajtja e lirë.

Mishal Abulais, përveç se i ka shfaqur aftësitë e tij në futboll, është përpjekur ta kopjojë yllin argjentinas të Barcelonës edhe në dukje.

Ky tifoz i ri i Messit është xhiruar duke e futur topin në këndin e lartë të portës së improvizuar, i veshur me fanellë të Messit me flamur argjentinas në prapavijë.

Ky djalosh i ka tashmë hiç më pak se 20 mijë ndjekës në Instagram.

(Kosova Sot Online)