Mourinho do yllin e Juventusit në Tottenham

  • 13 May 2020 - 08:26
Mourinho do yllin e Juventusit në Tottenham

Jose Mourinho është shumë i interesuar të përforcojë krahun e mbrojtjes së Tottenhamit me yllin e Juventusit, Alex Sandro.

Jose Mourinho është një nga personat më të urryer për tifozët e Juventusit. Ata nuk e harrojnë kohën e portugezit me Interin, por sidomos festimit acarues të tij pas fitores së Manchester United në Torino për sfidën e vlefshme për Champions League.

Në futboll faqja ndryshohet shpejt dhe Mou duket se e ka ndërruar faqen, pasi do të rrëmbejë mbrojtësin e krahut, Alex Sandro.

Tekniku portugez është gati të ofrojë kartonin e Serge Aurier plus para për brazilianin.

Kartoni i Alex Sandros vlerësohet te 50 milionë euro sipas asaj që shkruan Tuttomercatoweb, por me përfshirjen e Aurier pritet të ulet akoma më shumë.

(Kosova Sot Online )