Ekipi i vajzave i SHBA-së shpërblehet me film për triumfin në Kupën e Botës

  • 13 May 2020 - 09:01
Ekipi i vajzave i SHBA-së shpërblehet me film për triumfin në Kupën e Botës

Netflix ka bërë të ditur se do ta bëjë një film për ekipin e vajzave të SHBA-së që triumfoi në Kupën e Botës 1999, turne që u organizua pikërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjiganti i filmave dhe serialeve e ka marrë të drejtën për ta shndërruar në film librin e Jere Longman: “Vajzat e verës: Ekipi i vajzave të SHBA-së në futbollit dhe si e ndryshuan botën".

Liza Chasin (producente e Darket Hour, Baby Driver, Love Actually) do të jetë producente e këtij filmi, bashkë me Hayley Stool dhe Ross Greenburg.

Presidentja dhe drejtorja ekzekutive e turneut të Kupës së Botës 1999, Marla Messing, Jill Mazursky, dhe Krista Smith do të shërbejnë si producente ekzekutive.

Kupa e Botës së vajzave 1999 shihet si momenti që e transformoi futbollin e vajzave, pasi që ndeshjet e ekipit të SHBA-së kishin tërhequr një numër të madh të shikuesve në stadiume.

(Kosova Sot Online )