Messi apo Ronaldo? – Klopp zgjedh të preferuarin e tij

  • 13 May 2020 - 09:04
Messi apo Ronaldo? – Klopp zgjedh të preferuarin e tij

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka bërë të ditur se ai e preferon kapitenin e Barcelonës, Lionel Messin, para yllit të Juventusit, Cristiano Ronaldos, edhe pse tha se portugezi është afër të jetë lojtar i përsosur.

Legjenda e Barcelonës Messi dhe Ronaldo shihen si dy ndër lojtarët më të mirë të të gjitha kohëve, ndërkohë që debati se cili nga ta është momentalisht më i mirë në botë po vazhdon edhe më tutje.

Përderisa Klopp tha se ai e preferon Messin, gjermani i lavdëroi të dy për epokën e tyre të dominimit, që ka bërë që ata të dy t’i fitojë 11 nga 12 Topat e Artë të fundit.

“Për mua Messi, por do të ishte e pamundur ta adhuroja Ronaldon më shumë sesa që e adhuroj tani”, ka thënë Klopp.

“Sqarimi im është ky: Ne kemi luajtur kundër të dyve tashmë dhe është pothuajse e pamundur të mbrohesh kundër të dyve”.

“Nëse mund ta pikturosh një lojtar të përsosur, do ta kishte gjatësinë e Ronaldos, do të kërcente lart dhe do të vraponte po aq shpejt sa Ronaldo. Dhe pastaj do t’i shtohej sjellja e tij dhe do ta kishte një profesionist absolutisht të përsosur, nuk mund të ishte më parë”.

“Në anën tjetër është shtatshkurtri Messi, i cili bën gjithçka të duket aq e thjeshtë. Për këtë arsye ndoshta më pëlqen ai më shumë si lojtar në fushë. Por, edhe Cristiano është një futbollistit absolutisht i mrekullueshëm”.

“Kjo e bën shumë të vështirë, por ajo që ata të dy e kanë të përbashkët është që të dy kanë lënë gjurmë për një periudhë të gjatë kohore”.

“Ka disa lojtarë më të rinj që kanë potencial të ngjashëm, por ta arrish atë që e kanë arritur ata gjatë asaj periudhe kohore është edhe më e mrekullueshme”.

(Kosova Sot Online )